Transmetuar më 01-03-2024, 20:45

Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti Drenusha Latifit është shoqëruar në polici këtë të premte, pasi ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ai gjatë ditës ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, përgjimet e bisedave telefonike me ish-gruan e tij këngëtare, si kundërpërgjigje ndaj akuzave të saj për dhunë fizike dhe psikike.

Në këtë mënyrë ai ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës së Prishtinës, e cila ia kishte ndaluar që të mos i afrohet ish-bashkëshortes së tij dhe të mos komunikojë në asnjë mënyrë me të.

Kështu ka bërë të ditur avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla, e cila ka thënë se Kardesh aktualisht është duke u intervistuar.

“Ai është shoqëruar në stacion policor pasi ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia ka ndaluar që t’i afrohet klientes time në distancë prej 50 metrave nga vendbanimi i saj si dhe vendimin që të mos komunikojë në asnjë formë me të, ta ngacmojë apo ofendojë. Tani po presim sepse intervistimi ende nuk ka përfunduar”, ka thënë avokatja Keqekolla.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit