Transmetuar më 01-03-2024, 20:03

LUSHNJE-Deputeti socialist Bujar Çela dhe një tjetër i lënduar nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë mbërrijnë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë mjekim të specializuar. Çela do t’i nënshtrohet një ndërhyrje tjetër kirurgjikale, pasi raportohet se ka dëmtime në mushkri.

Një shpërthim i fuqishëm u regjistrua ditën e sotme në një magazinë në ndërtim në Lushnje, e cila ishte në pronësi të deputetit të PS, Bujar Çela. Nga ky shpërthim u regjistruan disa të plagosur, mes tyre dhe vetë deputeti Çela. Ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Nga kjo ngjarje humbi jetën vinçieri Landi Verçani dhe pas tij, rrugës për në spital mësohet se ka ndërruar jetë dhe i biri, pasi kishte marrë në trup djegie të shkallës së tretë.

Ndërkohë 7 pacientët e tjerë ende janë në spitalin e Lushnjes dhe mendohet se ndonjëri prej tyre mund të dërgohet drejt spitalit memorial të Fierit. Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një vinç që ka prekur linjën e tensionit të lartë. Gjithashtu mësohet se mes të dëmtuarve nga shpërthimi në Lushnje është dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Koreshi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit