Transmetuar më 01-03-2024, 16:30

Nëntë persona u përfshinë në mënyrë dramatike nga shpërthimi i fuqishëm sot pasdreke në Lushnjë. Një prej tyre vdiq, tetë të tjerë u plagosur, mes tyre, katër janë në gjendje kritike.

Noa.al raporton nga Lushnja se viktima është Landi Verçani. I ndjeri ishte manovrator i vinçit me të cilin po punonte tek magazina, pronë e deputetit socialist Bujar Çela.

Në një moment, vinçi kapi telat e linjës së tensionit të lartë duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm në një objekt tregtar tek zona industriale pranë rreth rrotullimit të ish uzinës së Plastmasit në Lushnjë.

Shpërthimi ka ndodhur për shkak se mjeti ka prekur kabllon e tensionit nëntokësor pasi kanë qenë duke punuar për ndërtimin e një kapanoni.

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe është ndjerë edhe në qytet.

Nga ky shpërthim ka mbetur i plagosur deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili gjendej pranë vendit të ngjarjes. Gjithashtu u plagosën edhe pesë persona të tjerë.

Aktualisht Çela ndodhet në urgjencën spitalore ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit