Transmetuar më 01-03-2024, 14:19

KAVAJË- Autori i vjedhjes së marketit ditën e djeshme në Kavajë nën kërcënimin e armëve, është vënë në pranga. Mësohet se autori 25-vjeçar me emrin Everest Shala gjatë pasdites së djeshme vodhi një shumë parash në një market. I riu u arrestua në zonën e Qerretit, ku dhe banonte.

‘Kavajë Policia identifikon, kap dhe arreston brenda 12 orëve, autorin e vjedhjes nën kërcënimin e armës, të një shume parash, në një market. Falë reagimit në kohë, inteligjencës policore dhe veprimeve profesionale hetimore u identifikua, u kap dhe u vu në pranga 25-vjeçari, banues në Qerret. Menjëherë pas njoftimit për vjedhjen me armë, të një shume parash, rreth orës 18:40, të datës 29.02.2024, në një market me ushqime, në Qerret, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të identifikuar autorin e rastit.

Si rezultat i këtyre veprimeve, këqyrjes së kamerave dhe punës së inteligjencës policore, brenda 12 orëve, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 25 vjeç, banues në Qerret. Vijin puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit