Transmetuar më 01-03-2024, 14:16

SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-nënkryetari i Bashkisë së Kukësit Granit Gjanën, pasi e akuzon për veprën shkelje të barazisë në tendera në dy raste.

Burime për mediat bëjnë më dije se një nga tenderat ka të bëjë me një kallëzim të bërë më 22 Maj nga Florian Cungu. Ky i fundit është administrator i shoqërisë që humbi tenderat me vlerë 21 milionë lekë, pasi Bashkia Kukës nuk i dha dokumentet.

SPAK thotë se Gjana e ka penguar garuesin “Ufo Cengu” sh.p.k, në mënyrë të padrejtë, duke mos lëshuar dokumentin bashkiak, mungesa e të cilit solli skualifikimin nga dy procedurat e tenderit të karburanti.

Dosja në ngarkim të Granit Gjanës do të shkoj në gjykatë ne senacë paraprake. Në këtë fazë do të jetë trupa gjykuese e cila do të vendosë nëse do ta kaloj për gjykim, do ta pushoje apo do t’ia rikthejnë prokurorisë për hetime më të plota.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit