Transmetuar më 29-02-2024, 15:14

Gjatë një bisede mes Bardhit, Ledjonës dhe Romeos, këngëtari shprehet mjaft i revoltuar me Rozën, pasi ajo e akuzoi se konsumon lëndë narkotike. Ai iu tregon banorëve se do të hakmerret ndaj saj dhe do ia bëjë të padurueshëm qëndrimin në shtëpi.

Bardhi: Kam për t’ja kthyer me të njëjtën monedhë.

Ledjona: Mos bjer kurrë në nivelin e saj.

Bardhi: Edhe më poshtë, se nivel më të keq se përdorimi i lëndëve narkotike unë s’besoj që ka.

Ledjona: Jo ta bësh atë, mbaji qëndrim.

Bardhi: Do t’ja bëj ferr, ka për të kërkuar derën e kuqe në dhomën e rrëfimit. Po ta thotë sinqerisht një djalë që deri sot nuk ka folur keq për askënd.

Ledjona: S’ka nevojë të biesh në atë nivel.

Bardhi: Kur më akuzon kështu, duhet ta mbajë peshën e fjalëve kur e thotë. Ta shoh sa duron.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd