Transmetuar më 28-02-2024, 20:43

Silvi Fort ëshë një ndër tre banorët e rinj që iu bashkuan shtëpisë më të famshme në Shqipëri, mbrëmjen e së shtunës.

Para se të hynte në BBV, Silvi është shprehur për “Fan Club” se me Sarën njihen nga jashtë. Deklarata e tij ka hedhur dyshime se ata kanë përjetuar një lidhje dashurie mes tyre më herët, duke paralajmëruar gjithashtu se do dilnin edhe fotot.

Ditën e sotme në media ka nisur të qarkullojë një foto, ku Sara dhe Silvi shihen përkrah njëri-tjetrit. Nisur nga kjo foto, për hir të së vërtetës nuk duket sikur mes çiftit mund të ketë diçka më shumë se shoqëri.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Silvi ka shpjeguar për banorët se Sarën e ka njohur nga jashtë, ku madje kanë punuar në një projeket së bashku.

Nuk është ende e qartë nëse kjo foto është bërë krejt rastësisht nga dyshja e njohur, apo vërtet mes tyre ka ekzistuar një flirt, e gjitha kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Kujtojmë gjithashtu se momentalisht Sara është duke shijuar një romancë me Bardhin, reperin e njohur, me të cilin krijuar një lidhje brenda shtëpisë së BBV.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit