Transmetuar më 28-02-2024, 14:34

Në momentin që Julia Ilirjani u bë pjesë e “Big Brother VIP 3”, në mediat rozë qarkulluan lajmet se aktorja është motra e biznesmenit të njohur, Elton Ilirjani.

Por mesa duket e vërteta nuk është aspak kështu. Këtë e ka zbuluar vajza e aktores, Rene, e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo ka zbuluar se cili është raporti i vërtetë mes mamasë së saj dhe sipërmarrësit të njohur.

Rene ka publikuar një video në profilin e saj në “TikTok”, ku tregon se Eltoni nuk është vëllai i Julias, por një kushëri i saj. Ajo ka shtuar se raportet mes tyre janë shumë të mira.

“Dua të ju bëj një update. S’kam folur se u fut mami tek Big-u, dhe duhet të ishte surprizë.

E para e punës, mamaja imë më abandonoi, e dyta nuk e di nëse jeni të informuar, por unë jam shumë e lidhur me Eltonin, që ka edhe shumë pikëpyetje rreth kësaj teme.

Eltoni nuk është daja im biologjik, nuk është vëllai i mamasë time, por është kushëriri i dytë më duket, se ne në Shqipëri kur kemi dikë të afërt i thërrasim daja. Por jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin”, tha vajza e aktores.

@renee_reffo Gjesaqi #fyp #fypシ #foryoupage #tirana #albania #viralvideo #viral #itgirrrrl #bbv3 #juliailirjani #eltonilirjani ♬ original sound – renee_reffo

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit