Transmetuar më 27-02-2024, 22:00

“Ferma VIP” është reality-show më i ri që vjen së shpejti në ekranin e ‘Vizion Plus’ nga producentja Holta Dulaku.

I ngjashëm me formatin e BBV, vetëm se këtë herë për të fituar çmimin e madh, VIP-at shqiptarë duhet të kujdesen për kafshët e fermës si dhe të bëjnë ‘punët e fshatit’. Disa nga konkurentët tashmë të konfirmuar për çmimin e madh janë Çiljeta Çilaga dhe Sinan Hoxha, ndërsa thuhet se pjesë e formatit do të jetë edhe Elsa Lila, ndërsa moderimi i spektaklit do t’i besohet aktorit Bes Kallaku dhe modeles Adrola Dushi.

“Ferma VIP” thuhet se do të vijë në ekran në muajin Mars me plot dy kanale të dedikuara 24 orë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit