Transmetuar më 27-02-2024, 18:48

Gazmend Ujkashi është një nga personazhet më të përfolur të këtij edicioni në ‘Big Brother VIP’, teksa debatet janë shumë të komentuara.

Por në një intervistë të dhënë në podcastin ‘Albania YouTubers’, para se të bëhej pjesë e ‘BBVIP3’, ai ka bërë një deklaratë që shkakton debate.

Për Gazin, meshkujt nuk tradhtojnë, madje edhe nëse ata bëjnë seks, ai e quan flirt.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: A tradhtojnë burrat e martuar?

Gazi: Fjalën tradhti se përdore fare, se kam në fjalor dhe madje duhet ta heqin nga fjalori i gjuhës shqipe.

Por a krijonë ata një afeksion për dikë tjetër? Meshkujt në gjenetikë i ka bërë zoti që të pëlqejnë femrat.

Pyetje: Po për burrat që paugujnë për seksin, çfarë komenti ke?

Gazi: E njëjta gjë që thash, që ikin diku. Se vajte me kamerieren, se vajte me atë femrën që paguhet për s*ks, nuk ka rëndësi. Ai nuk tradhton në këtë rast. Ai thjesht po bën një flirt, po bën një moment të tij, siç themi ne, por nuk ka humbur dashurinë për femrën e vet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit