![](/assets/images/noa-white-logo.png)
![](https://noa.al/newsImages/2024/02/oNsPbmv0-unnamed.jpg)
Silvi Fort ëshë një ndër tre banorët e rinj që iu bashkuan shtëpisë më të famshme në Shqipëri, mbrëmjen e së shtunës.
Para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Silvi është shprehur për “Fan Club” se me Sarën njihen nga jashtë dhe do dalin fotot. Deklarata e tij ka hedhur dyshime se ata kanë përjetuar një lidhje dashurie mes tyre më herët, por kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.
Ditën e sotme ata kanë zhvilluar një bisedë së bashku në oborr, ku Silvi i thotë se e do patjetër brenda në shtëpi, ndërkohë që Sara e përqafon.
Silvi: Unë ty të dua në shtëpi.
Sara: Përqafime. Faleminderit.
Silvi: Mos na bëhet xheloz Bardhi.
Sara: Jo, jo.
Silvi: Ty të dua në shtëpi edhe pse kam pasur më shumë komunikim me 3 banorë të tjerë.
Sara: Me mua e ke gjithmonë derën të hapur. Unë mund të mos vij e para vetë, por nuk të pres me këmbët e para kur ti vjen.
Silvi: Ngaqë jeni dhe çift…
Sara: Unë dhe Bardhi nuk e kemi farë këtë gjë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
![](/assets/images/shenim-news.jpeg)