![](/assets/images/noa-white-logo.png)
![](https://noa.al/newsImages/2024/02/luiz.jpg)
Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, prej disa ditësh përflitet në media se nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë, por një video e publikuar së fundmi duket se hedh poshtë të gjitha këto.
Luizi thuhet se akuzohet se ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim, por sot ai ka publikuar një video teksa i jep një makine të Policisë së Shtetit.
Rrezikon deri në 4 vite burg, shtyhet sërish seanca gjyqësore për Luiz Ejllin! Këngëtari ka postuar në ‘Insta story’ në video ku i afrohet një makine në të cilën shkruan, “Policia e Shtetit”, hipën dhe largohet.
Dosja ndaj tij mësohet se ka kaluar për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal ai rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vjet burgim.
Lidhur me këto akuza nuk ka ende një reagim zyrtar nga këngëtari për t’i konfirmuar apo hedhur poshtë, dhe mesa duket me videon e sotme ai ka zgjedhur një mënyrë tjetër të kthejë përgjigje.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
![](/assets/images/shenim-news.jpeg)