Transmetuar më 25-02-2024, 21:40

Alfred Cako ka bërë një parashikim se kush mund të jetë fitues i Big Brother VIP. I ftuar në “Fun Club”, Alfred Cako tha se sipas tij Romeo do ta fitojë këtë lojë, pasi është i vetëpërmbajtur dhe di si të reagojë.

Nga ana tjetër Stresi nuk ishte aspak dakort.

Cako: E shikoj që Romeo është një lojtar i fortë dhe kandidat për të fituar Big Brother. Ka një vetëpërmbajtje kur adrenalina ngrihet në biseda. Ruan një lloj etike dhe e kupton që është duke u ndjekur online. di të përmbajë veten dhe di si të ngacmojë kundërshtarët.

Cako: Parashikoj që Romeo do jetë fituesi

Stresi lëviz nga karrigia: Larg qoftë…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit