Transmetuar më 23-02-2024, 19:41

MALTË- Pesë emigrantë vdiqën pasi varka e tyre u përmbys gjatë një operacioni shpëtimi ditën e sotme në brigjet e Maltës. 1 prej 5 të vdekurve ishte grua.

Ndërsa 8 emigrantë u plagosën dhe u dërguan në spital. 21 të tjerë u shpëtuan dhe u dërguan në një qendër emigrantësh. Sipas informacioneve nga mediat e huaja emigrantët vinin nga Siria, Eritrea, Etiopia dhe Egjipti.

Zëvendës.Komandati i Forcave të Armatosura të Maltës tha se incidenti ndodhi në mesditë teksa anija po lundronte në jug të Maltës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit