Transmetuar më 23-02-2024, 08:55

Një zjarr masiv ka vrarë të paktën katër persona në një bllok banimi të lartë në qytetin spanjoll të Valencias, thonë shërbimet e urgjencës.

Zjarri përfshiu një bllok 14-katësh në lagjen Campanar dhe u përhap në një ndërtesë ngjitur. Zjarrfikësit shpëtuan njerëzit nga ballkonet dhe 19 besohet se janë ende të zhdukur. Të paktën 14 persona, përfshirë gjashtë zjarrfikës dhe një fëmijë të vogël, janë plagosur. Erërat e forta kanë ndezur flakët, por ka edhe dyshime se një veshje e pallatit, tepër e ndezshme ka mundësuar përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Më shumë se 20 ekipe zjarrfikëse luftuan me zjarrin, ndërsa shumë qytetarë u evakuuan.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit