Transmetuar më 22-02-2024, 15:10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë e një sulmi me thikë 4 nxënës kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi në një shkollë të mesme, ku nxënësi sulmoi bashkëmoshatarët e tij.

Sulmuesi, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, është arrestuar dhe po zhvillohet një operacion i madh policor për të përcaktuar nëse ai kishte bashkëpunëtorë.

Gjendja e të plagosurve dhe rrethanat e sakta të sulmit mbeten të paqarta.

Në vendngjarje janë vendosur forca të forta policie, me pjesëmarrjen e forcave speciale, ndërsa një helikopter policie po merr pjesë në kërkim të bashkëpunëtorëve të mundshëm të autorit.

Në shkollë kanë shkuar edhe ekipet e shpëtimit, si dhe psikologë specialistë për të ndihmuar nxënësit, të cilët qëndrojnë në klasat e tyre deri në konstatimin se nuk ka rrezik të mëtejshëm.

Shumë prej prindërve të nxënësve tashmë janë mbledhur jashtë godinës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit