Transmetuar më 19-02-2024, 21:52

SHBA- Pronari i një shtëpie në Teksas ka qëlluar për vdekje një burrë i cili i kishte hyrë në ahtëpi për ti vjedhur zgarën. Sherifi i qarkut Ed Gonzalez ka njoftuar se policia reagoi të dielën pas telefonatës për të shtëna dhe pas hetimeve fillestare është konstatuar se viktima kishte tentuar të vjedhë zgarën nga shtëpia e autorit të vrajses.

Pronari i shtëpisë pasi ka vënë re që i kanë vjedhur banesën u fut në makinë dhe ndoqi hajdutët. Kur i arriti i kërcënoi me armë ku më pas vrau njërin prej tyre. Ai i tha policisë se hajduti kishte armë dhe se kishte qëlluar drejt tij dhe nga frika është kundërpërgjigjur. Gonzalez tha se personi i dytë në veturë nuk ka pësuar lëndime. Policia arrestoi pronarin e shtëpisë i cili ka bashkëpunuar me hetuesit dhe u ka dhënë deklaratën e plotë për incidentin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit