![](/assets/images/noa-white-logo.png)
![](https://noa.al/newsImages/2024/02/acc.jpg)
Këtë të hënë, për shkak të pranisë së mjegullës, një seri aksidentesh masive në autostradën A1 mes Piacenza-s dhe Parmas në Itali, ku të paktën 30 janë makinat e përfshira dhe 15 të plagosurit.
Të dhënat mund të ndryshojnë.
Sipas asaj që shkruan ANSA, dy prej të plagosurve mësohet se janë në gjendje më të rëndë dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Parmës.
Gjithashtu, në vendngjarje një helikopter solli disa qese me gjak.
Janë të paktën dy vende ku u shënuan aksidentet e rënda, njëri në Alseno, pranë Piacenza-s, në drejtim të Bolonjës.
Përveç ambulancave, në vendngjarje ndërhynë edhe shërbimet zjarrfikëse dhe disa patrulla të policisë rrugore.
Autostrada mes Piacenza-Parma, është mbyllur në të dyja drejtimet.
Radha e makinave të bllokuara është kilometrike.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
![](/assets/images/shenim-news.jpeg)