Transmetuar më 18-02-2024, 08:49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Iran, ku një 30-vjeçar ka vrarë 12 familjarë të tij, përfshirë babanë dhe vëllain e tij.

Sipas CNN, ai ka përdorur një kallashnikov dhe më pas është vrarë nga forcat e sigurisë në provincën Kerman.

Dyshohet se shkaku i vrasjes masive, në një fshat të thellë të Iranit ishte një mosmarrëveshje familjare.

Tri vjet më parë, një punëtor i shkarkuar i një institucioni shtetëror në Iran vrau tre njerëz dhe plagosi pesë të tjerë para se të vriste veten.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit