Transmetuar më 17-02-2024, 17:47

Në këtë panoramë vullkanike pa florë ose faunë në provincën kanadeze British Columbia shihen disa trupa cekët uji me një përzierje të sakte kushtesh kimike e fizike, aq sa kanë bindur ekspertët thonë se mund të shërbejë si model i ‘pikënisjes se jetës në planetin tonë.’

Liqenet e cekëta të kripura në tokën vullkanike të njohura si ‘Last Chance Lake’ — ngjajnë me liqenet e lashtësisë të pasura me karbon qe kishin qenë djepi i jetës, thotë bashkë-autori David Catling, profesor gjeo-shkencash në Universitetin e Uashington.

“Ne mund të kërkonim për kushte të caktuara që funksionojnë si blloqet e ndërtimit të jetës në natyrë. Mendojmë se ky është një vend premtues për origjinën e jetës”, tha Catling.

Vemendja e tyre u fokusua këtu pasi një dokument në vitet 1990 zbulonte sasi të mëdha fosfatesh.

Dhe kur ata erdhën për të kontrolluar zbuluan se liqeni i cekët i Last Chance Lake në lartësi rreth 1,000 metra, ka nivelet më të marta të fosfateve të çdo trupi ujor në tokë.

Uji i Last Chance Lake ishte i mbushur gjithashtu jo vetëm me fosfate por dhe me mineralin dolomit, që ndihmon akumulimin e fosforit në mjedis dhe të krijimit të kushteve të cilat studiuesit besojnë se kanë sjellë lindjen e jetës në tokë, thotë Haas.

“Po punojmë me idenë se ky tip mjedisi ishte favorizues për jetën në tokë,” tha ai, duke shtuar se liqenet Last Chance Lake nuk janë 4 miliardë vjet të vjetër por vetëm 10,000.

Prandaj vendi është një mjedis analog natyral që i ofron shkencëtarëve të kuptojnë sesi është dukur toka primitive.

“Kemi arsye të besojmë se liqene të tilla kanë dalë në tokë 4 miliardë vjet më parë pasi liqenet Last Chance Lake qëndrojnë mbi shtresa që krijojnë ujin e sodës, që është parakushti për nivele të larta fosfati”.

Vetë soda formohet nga bashkëveprimi i ujit me shkëmbin vullkanik. Ajo gjendet kudo në botë por është shumë e rrallë në ujëra të kripur, siç janë liqenet në fjalë.

Njësi të tilla uji kanë qenë në fokus të shkencëtarëve dhe më parë si origjinë e mundshëm e jetës, teksa në vitet 1800, Charles Darwin krijoi teorinë e “pellgut të vogël të ngrohtë” të liqeneve me fosfate, ku mund të jenë formuar molekulat e para të jetës.

Por nëse jeta ka lindur vërtet ne liqenet e sodës apo në fund të oqeaneve, njohuri të tilla mbeten vetëm teorike.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd