Transmetuar më 16-02-2024, 19:43

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Në një postim në rrjetet sociale, Edi Rama shfaqet në krah të Xhaferrit, teksa shprehet se patën së bashku një një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes.

“Me mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes”, shkruan Rama

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd