Transmetuar më 16-02-2024, 09:14

Zbulohet identiteti i shqiptarit që vrau me armë bashkëshorten rumune.

Gentian Mino ka përfunduar në prangat e policisë greke pasi ka ekzekutuar me një pistoletë bashkëjetuesen e tij rumune, Jana Bajan, e ditëlindjes 1995.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Kretë. Policia greke ka bërë të ditur se ka qenë vetë 39-vjeçari shqiptar që i ka telefonuar policisë se kishte ekzekutuar shtetasen rumune.

Mino u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën, kishte debatuar me viktimën.

Në sherr e sipër, nxori një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe shtiu dy herë mbi të. Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Gjithashtu thuhet se 39-vjeçari është i skeduar lidhur me trafik dhe përdorim lëndësh narkotike. Ai u dërgua në drejtorinë e policisë së Heraklios ku pritet të sqarojë në detaje rrethanat e krimit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit