Transmetuar më 16-02-2024, 08:58

SHBA- Robert DuBoise kaloi 37 vjet në një burg në Florida për një përdhunim dhe vrasje të vitit 1983 që nuk e kreu. Pas zbardhjes së pafajësisë ai do të marrë 14 milionë dollarë nga qyteti i Tampa si dëmshpërblim për të gjitha ato vite të humbura.

Testimi i ADN-së që nuk ishte i disponueshëm në fillim të viteve 1980 por pas bërjes së saj solli nxjerrjen e tij nga burgu në vitin 2020. DuBoise paditi qytetin e Tampa, oficerët e policisë që hetuan rastin dhe një dentist mjeko-ligjor që kishte dëshmuar se dhëmbët e tij përputheshin me një shenjë kafshimi të supozuar mbi viktimën.

Padia u zgjidh më 11 janar, por Këshilli i Qytetit Tampa duhet të votojë të enjten për ta miratuar atë dhe për t’i dhënë zyrtarisht 14 milionë dollarët 59-vjeçarit. Ai u përfaqësua në këtë çështje nga firma ligjore e të drejtave civile Loevy & Loevy me bazë në Çikago, e cila ka trajtuar shumë raste të dënimeve të gabuara në mbarë vendin.

“Marrëveshja nuk është vetëm një njohje e dëmit që pësoi z. DuBoise, por edhe një mundësi që ai të vazhdojë me jetën e tij”, tha firma ligjore në një deklaratë. DuBoise dhe firma e tij ligjore do të marrin 9 milionë dollarë këtë vit, 3 milionë dollarë vitin e ardhshëm dhe 2 milionë dollarë në 2026.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit