Transmetuar më 08-02-2024, 18:33

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri ka dorëzuar shkresë kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitrevski që në seancën e radhës të shkarkojë dy ministra. Sipas njoftimit të qeverisë Xhaferi ka kërkuar shkarkimin e Fatmir Mexhitit dhe Azir Aliut.

“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dorëzoi shkresë deri te Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, në të cilën, në pajtim me nenin 94, paragrafi 2 i Kushtetutës së Republika të Maqedonisë së Veriut, i propozon Kuvendit në seancën e parë vijuese t’i shkarkojë: Fatmir Mexhitin nga pozita e ministrit të Shëndetësisë dhe Azir Aliun nga pozita e ministrit për Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Kryeministri Xhaferi i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit, Mitreski, që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut të zgjedhë: Ilir Demirin, për ministër që do ta drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Naim Bajrami, si ministër i cili do të drejtojë Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës,” thuhet në njoftim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd