Transmetuar më 01-02-2024, 18:54

Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me pengmarrjen e 7 personave në një fabrikë në periferi të Stambollit, teksa tanimë mësohet se ishin dy persona me armë që hynë në ambientet e një kompanie amerikane.

Sipas mediave në Turqi mësohet se duke qenë se ishte ditëlindja e njërit prej pengjeve, kolegët e tij, të cilët kishin bërë përgatitjet paraprakisht, u kërkuan pengmarrësve leje për të festuar.

Pasi autorët dhanë lejen, punonjësit vijuan me “festën” e tyre nën kërcënimin e armëve, ndërsa nga pamjet e siguruara nga brenda fabrikës ata shfaqen të pa dëmtuar dhe të mbledhur rreth një torte.

Deri më tani është raportuar se 3 nga të marrë peng ishin kontabilistë të kompanisë, 1 person ishte menaxher projekti dhe 3 të tjerët ishin personel i fabrikës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd