Transmetuar më 28-01-2024, 13:28

SHKUP- Opozita shqiptare ka bojkotuar seancën parlamentare ku do të votohet qeveria teknike dhe s’do ta votojë Talat Xhaferin si kryeministër teknik dhe kreun e parë shqiptar të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Siç kanë bërë të ditur liderët e partive të Lidhjes Europiane për Ndryshim, LEN-it, deputetët e tyre nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku në rend dite është zgjedhja e Qeverisë teknike.

Opozita shqiptare ka marrë vendimin me arsyetimin se nuk i lejohet ta ketë një anëtar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Ndërkohë seanca për votimin e qeverisë teknike ka filluar një orë e 15 minuta vonesë. Në seancën e sotme opozita maqedonase ndonëse do të jetë prezentë në Kuvend, nuk do të votoj për Qeverinë e re.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd