Transmetuar më 27-01-2024, 22:19

Politikani serb Nikola Sanduloviç, përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ bën me dije se vajza e tij është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare të Merdarës, pak pasi ajo ka kryer homazhe në te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i Partisë Republikane Serbe thotë se vajza e tij nuk është lejuar të kthehet në Serbi dhe se po mbahet nga regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit

Babai i saj u tortua nga shërbimet sekrete serbe, vajza e Sanduloviç bën homazhe te kompleksi memorial "Adem Jashari" “Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiçit vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se dhe vetë Sanduloviç u dhunua barbarisht dhe u burgos pas homazheve në Prekaz.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit