Transmetuar më 26-01-2024, 18:44

Policia e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar ditën e djeshme një megaoperacion për goditjen e një grupi të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine, por edhe përgjegjës për disa vrasje.

Sipas mesazheve në aplikacionin “Sky ECC” dhe hetimeve, mësohet se në mesin e personave të akuzuar është edhe bosi i drogës Sheval Muaremi i cili jeton në Dubai.

Në lidhjet me Shqipërinë, është zbuluar vrasja e një trafikanti shqiptar droge të identifikuar si Shyqyri Beu alias Tauland Beu alias Riku Beu, 35 vjeç nga Kavaja, i cili u gjet i groposur në 15 maj 2020 në Gorna Matka të Shkupit si dhe transporti i 1 kg kokainë nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut.

Njoftimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut:

Më 25.01.2024, Byroja për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtar, nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion Shkup, me mbështetjen e Europolit dhe ekipit të përbashkët hetimor LIMIT nga Shtetet anëtare, Franca, Belgjika dhe Holanda, morën masa dhe aktivitete të koordinuara me qëllim heqjen nga liria të personave që dyshohet se janë anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar të përfshirë në organizimin e prokurimit të drogës kokainë dhe kryerjen e krimeve të rënda të vrasjes.

Aktiviteti i zyrtarëve policorë nga Byroja e Sigurisë Publike është rezultat i një hetimi shumë mujor të udhëhequr nga prokurorët publikë të Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të të cilit janë siguruar prova të mjaftueshme se në periudhën nga dhjetori 2019 deri në mars 2021, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i raportuari Sh. M. (46) nga fshati Grcec, së bashku me dy persona të tjerë, tashmë i ndjeri O. B. dhe J. K., organizuan një grup kriminal, anëtarë të të cilit u bënë disa persona.

Grupi i organizuar kriminal është formuar me qëllim të kryerjes së krimeve, vrasjeve për hakmarrje, ndërsa personat që e organizonin atë merrnin vendime dhe krijonin plane se kush, kur, ku dhe në çfarë mënyre do ti privohej jeta, dhe vendimet dhe planet e tyre i kanë zbatuar personalisht ose nëpërmjet anëtarëve të grupit të organizuar kriminal, të cilët i kanë pranuar dhe zbatuar.

Gjithashtu, ky grup i organizuar kriminal që vepronte në nivel ndërkombëtar organizoi trafikimin e lëndës narkotike kokainë nga vendet e Amerikës së Jugut, në radhë të parë Kolumbia, Ekuadori, Brazili, Peruja dhe Bolivia, transferimin e saj në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe një pjesë ishte i destinuar për tregun e drogës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. ?Planet dhe marrëveshjet për kryerjen e krimeve ky grup kriminal i bënte nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta ose nëpërmjet telefonave të koduar në të cilët ishte i instaluar aplikacioni “SKY”, i cili përdorej nga anëtarët e grupit të organizuar kriminal.

Nga masat e deritanishme është konstatuar dhe dokumentuar se ky grup i organizuar kriminal në periudhën e sipërpërmendur ka organizuar dy transporte kokaine nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht ?- Transporti i 435 kilogramëve kokainë e blerë nga grupi në Brazil, Amerikën e Jugut dhe transportuar me ujë në portin e Antëerp, Mbretëria e Belgjikës, sasia e së cilës u konfiskua nga doganierët në Antëerp, me një pjesë së sasisë së përmendur e destinuar për të përfunduar në tregun ilegal në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

– Transporti i 106 kilogramëve të lëndës narkotike kokainë që ka mbërritur nga Peruja në Roterdam të Holandës dhe pas mbërritjes në portin e Roterdamit një pjesë e saj është dashur të transportohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Grupi i organizuar kriminal organizoi edhe disa transporte kokaine nga Belgjika në RMV, si dhe nga Shqipëria në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në një rast është organizuar transferimi i gjashtë kilogramëve lëndë narkotike kokainë nga Belgjika për në RMV, në dy raste është organizuar transferimi i katër kilogramëve kokainë dhe në një rast është organizuar transportimi i një kilogrami lëndë narkotike kokainë nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal, i cili vepronte jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar dhe si rezultat i aktiviteteve të tyre kriminale lidhur me tregtinë e paligjshme të drogave narkotike, fituan burime të konsiderueshme financiare, të cilat i investuan në ndërtimin e shtëpive luksoze, blerja e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimi i objekteve hotelierike luksoze, të cilat do të jenë objekt i hetimeve financiare me qëllim konfiskimin e tyre.

Si rezultat i hetimeve dhe të dhënave të marra, janë siguruar provat se organizatori i grupit kriminal Sh.M., së bashku me anëtarët e grupit kanë organizuar dhe kryer tentativën për të vrarë një person nga fshati Bardovci, vrasjen e një shtetasi shqiptar trupi i të cilit u gjet më 15 maj 2020 në fshatin Gorna Matka të Shkupit dhe vrasja e dyfishtë e ndodhur më 5 mars 2021, kur në Shkup u vra A.B. dhe B.V.

Në këtë mënyrë organizatorët dhe anëtarët e grupit kanë kryer disa krime të parashikuara dhe të dënueshme sipas Kodit Penal, të cilat janë veprat e “prodhimit dhe hedhjes në treg të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve, vrasjes dhe tentativës për vrasje” për të cilën do të bëhet kallëzim penal ndaj 16 personave, përkatësisht Sh.M. (46), D.I (50), F.B. (45), B.A. (44), R.S. (41), S.A. (44), M.Ch. (27), S.S. (36), Sh.A. (27), Sh.B. (20), N.I. (44), E.I (25), F.S. (43), Sh.S. (40), M.D. (41) dhe O.P. (43).

Si rezultat i aktiviteteve të sotme dhe bastisjeve të kryera në 20 lokacione në Shkup, f. Grcec dhe vende të tjera, gjashtë nga të raportuarit janë privuar nga liria, disa nga të raportuarit janë duke qëndruar jashtë RMV për një kohë të gjatë, ndërsa një person R.S. (42) tashmë është i privuar nga liria në Spanjë. Gjatë kontrolleve u sekuestruan një sasi e madhe parash, makina luksoze etj.

Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me OSHP-në për QKKK, pas lëshimit të urdhër-arresteve për personat që ndodhen jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të ndërmarrin masa të koordinuara me mbështetjen e EUROPOL-it me qëllim të heqjes së lirisë. ?Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë aktivitetet edhe në periudhën e ardhshme me qëllim të vërtetimit të krimeve të tjera të kryera nga ky grup kriminal, si dhe nga bashkëpunëtorët e tjerë kriminalë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd