Transmetuar më 22-01-2024, 11:04

SHBA- Një ngjarje e pazakontë është zbukuar në Ohio ku sherifi i qarkut Columbiana është telefonuar më 2 janar që të hetojë vdekjen e një burri në Salem.

Pas mbërritjes së sherifit në banesën e 70-vjeçarit Robert Rea u zbulua se ai kishte humbur jetën nga shkaqë natyrale.

Por ajo që ka shokuar sherifin është zbulimi i një kufome tjetër. Bëhët fjalë për kufomën ë gruas së 70-vjeLarit.

Sipas mediave të huaja, Rea kishte ruajtur trupin e pajetë të gruas në një rulotë prej 7 ose 7 vitesh.

Pas hetimeve u zbulua se edhe gruaja kishte humbur jetën për shkaqe natyrale por ende nuk dihet se pse 70-vjeçari nuk kishte raportuar vdekjen e gruas.

Sherifi, Brian McLaughlin u tha mediave lokale se trupi i saj ishte mbështjellë me batanije dhe i rrethuar nga bimët dhe ishte ruajtur shumë mirë.

“Gjatë 34 viteve punë, nuk kam parë diçka të tillë të ngjashme. Nuk kam parë një kufomë që qëndroi për kaq shumë vite e fshehur dhe ishte në gjendje të mirë. Kemi patur kufoma që ishin zhdukur prej kohësh dhe kur i gjenim nuk kishte mbetur pothuajse asgjë”, shtoi McLaughlin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit