Transmetuar më 21-01-2024, 14:07

Një ditë festimi u shndërrua shpejt në një shfaqje horror kur një CEO i teknologjisë ra për vdekje në një incident në skenë përpara punonjësve të tmerruar, në Indi.

Shefi ekzekutiv i Vistex, Sanjay Shah dhe presidenti i Vistex, Vishwanath Raju Datla, ishin brenda një kafazi hekuri që po ulej në një skenë si pjesë e hyrjes së tyre madhështore në një festë të kompanisë kur një tel u këput, raporto noa.al duke cituar Times of India.

Videoja tronditëse tregon momentin kur kafazi i verdhë që rri pezull fillon të lëkundet ndërsa fishekzjarrët shpërthyen dhe një zë iu lut turmës që të duartrokisnin.

Kafazi ra shpejt në njërën anë, duke bërë që dy drejtuesit e kompanisë me bazë në Illinois, të hidhen 15 metra në tokë.

Një nga burrat ra kokë në tokë.

Shahu u vra në aksident. Datla ka mbetur gjallë, në gjendje kritike.

Edhe pse shkaku i atribuohet një teli të këputur, zyrtarët po hetojnë incidentin dhe kafazin me defekt, i cili u tërhoq nga një makinë rrotulluese dhe kishte tela dhe grila hekuri.

Shahu dhe Datla ishin në Indi për të festuar jubileun e tyre të argjendtë të Vistex Asia, i cili po festohej për dy ditë në qytetin e famshëm të filmit Ramoji.

“Ulja e Shahut dhe Raju nga kafazi ishte një ngjarje e planifikuar për të nisur festimet,” tha një zyrtar i kompanisë për median.

Vistex, e themeluar nga Shah në 1999, është një kompani shërbimesh këshillimore me më shumë se 20 zyra globale dhe një listë të madhe klientësh që përfshin GM, Yamaha, Coca-Cola dhe më shumë.

Banori i Mumbait, Indi emigroi në Amerikë më shumë se një dekadë më parë për të ndjekur shkollën e biznesit të Universitetit Lehigh, ku fitoi MBA në vitin 1989 në moshën 21-vjeçare.

Ai dhuroi 5 milionë dollarë për të krijuar Institutin Vistex për Edukimin Ekzekutiv, në vitin 2017.

Shah ishte një filantrop i cili gjithashtu themeloi Fondacionin Vistex, i cili ofron grante për organizatat jofitimprurëse që fokusohen në shëndetin, arsimin dhe programimin e nevojave bazë.

Në vitin 2020, ai hapi Spitalin Vistex në Bihar, Indi, i cili u njoh si një strukturë kombëtare model, për të luftuar COVID-19. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit