Transmetuar më 20-01-2024, 18:44

PRIZREN- Një ngjarje e pazakontë dhe e rrallë ështe regjistruar në Bjeshkët e Sharrit ku një kalë kafshon një ujk. Nga kafshimi kali e mbyt ujkun të cilin e përplas në borë disa herë.

Në videon e mëposhtme duket një kalë që ka kafshuar ujkun i cili dëgjohet në sfond që rënkon. Pas kafshimit kali e tund ujkun disa herë në mënyrë për t’a mbytur. Pasi ujku nuk dëgjohet më, ndërhyn një person i cili mundohet të largoje kafshën e ngordhur nga goja e kalit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit