Transmetuar më 19-01-2024, 22:54

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka vlerësuar me çmim politikanin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi.

Çmimi i është dorëzuar mbrëmjen e sotme në një ceremoni gala me pjesëmarrës nga bota e biznesit, sipërmarrjes, politikës, artit dhe kulturës.

"Ju falenderoj për vlerësimin, do e ndaj këtë vlerësim me familjen, por edhe me atë staf administrativ me të cilin kam punuar për dy dekada dhe më kanë ndihmuar që detyrat ti kryej me sukses", është shprehur Xhaferi teksa ka pranuar çmimin nga presidenti i CCIT, Nikolin Jaka.

Talat Xhaferi prtet të marrë detyrën e kryeministrit në qeveri në 28 janar, duke u bërë kështu i pari kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai do ta mbajë këtë post deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd