Transmetuar më 11-01-2024, 14:51

Autoritetet greke, si rezultat i hetimeve, kanë zbardhur vrasjen e biznesmenit shqiptar nga Shkupi, Orhan Bajrami, duke vënë në pranga një 33-vjeçar nga Maqedonia e Veriut si të dyshuar kryesor për ngjarjen e ndodhur në Halkidiki.

Sipas organeve të prokurorisë greke, ekzekutimi mafioz në Halkidiki lidhet me rivalitetin mes dy grupeve kriminale që janë kryesisht aktive në trafikun e drogës dhe me bazë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa konflikti i tyre ka sjellë shumë vdekje.

Vrasja në Halkidiki, në orët e para të 15 korrikut të vitit të kaluar, erdhi një muaj pasi u krye një tjetër vrasje, kësaj radhe në Kosovë, duke vijuar ciklin e hakmarrkes mes dy bandave, që përpos drogës duket, ata gjithashtu konkurruan për kontrollin e qendrat e kazinove.

Biznesmeni SHQIPTAR u vra në sy të gruas, çfarë thotë policia për ekzekutimin e “Okit”

39-vjeçari, i njohur me pseudonimin “Oki” dhe me aktivitet biznesi në Maqedoninë e Veriut, dyshohet se ishte një nga drejtuesit e një prej dy grupeve kriminale.

Korrikun e kaluar ai kishte udhëtuar në Halkidiki për pushime me katër persona të tjerë: gruan, një mik dhe një çift tjetër po miq të tij.

Natën e fundit të pushimeve të tyre, dy persona të maskuar i janë afruar shtëpisë së pushimit ku po qëndronin dhe duke përdorur armë kanë hapur zjarr në brendësi të saj.

Për pasojë, 39-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa shoku i tij 45-vjeçar mbeti i plagosur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd