Transmetuar më 11-01-2024, 10:32

Familja e liderit të opozitës serbe, Nikola Sanduloviç ka treguar se është gjendja shëndetësore e tij, pasi dyshohet se u rrah ndërsa ishte në paraburgim nga shërbimi sekret i vendit.

Vajza e Sanduloviç ka thënë se ai ka mbetur pjesërisht i paralizuar nga sulmi, teksa ka gjithashtu dyshime se ai mudn të jetë helmuar.

Sipas familjarëve, lideri i opozitës u mor nga shtëpia e tij më 3 janar, pasi kërkoi falje për krimet e kryera nga serbët kundër shqiptarëve etnikë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1988 dhe 1989. Të mërkurën, pas vizitës së parë familjare të lejuar pas pesë ditësh, vajza e tij Karla, bëri thirrje që babai i saj të transferohej nga objekti ushtarak në Beograd ku ai mbahej, në një spital civil.

“Ai komunikon, por është plotësisht i paralizuar në anën e djathtë, rri në një karrige me rrota dhe në një gjendje shumë të keqe shëndetësore”, tha ajo në një deklaratë të lëshuar përmes Michael Polak, një avokat në Britani dhe drejtor i Drejtësisë Jashtë vendit, i cili punon për politikanin.

Avokatët kanë thënë se nuk mund të verifikojnë asgjë në lidhje me shëndetin e Sanduloviç-it apo sulmin, derisa ta çojnë atë në një objekt civil me qasje të plotë tek mjekët dhe avokatët.

Avokati ka paraqitur një rast urgjent pranë Komitetit të OKB-së Kundër Torturës, duke kërkuar zyrtarisht një masë të tillë. Ai ka thënë se Sanduloviç ishte “kapur nga shërbimi i inteligjencës serbe dhe më pas u arrestua dhe u torturua në mënyrë arbitrare”.

Sanduloviç u kritikua ashpër në mediat shtetërore pasi ripostoi një video të vitit të kaluar në të cilën ai vizitoi varrin e Adem Jasharit, themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra nga policia serbe në vitin 1998 së bashku me 57 anëtarë të familjes së tij gjatë luftës në Kosovë.

Nderimet e tija ai i kreu në shkurt 2023, ndërsa e ripostoi videon së bashku me një tjetër falje në dy javët e fundit të viti të shkaur, duke shkaktuar kritika nga disa media lokale.

“Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekaz. Unë kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, shkroi Sanduloviç në X më 2 janar.

“Ai ishte rrahur keq. Ai ka një brinjë të thyer. Kur u kthye në shtëpi hynte dhe dilte nga vetëdija dhe ankohej se nuk mund të lëvizte anën e djathtë të trupit”, tha avokati Polak për “The Guardian”.

Pavarësisht kësaj, Sanduloviç u arrestua një ditë pasi u kthye në shtëpinë e tij nga policia serbe dhe nuk u pa nga familja e tij deri të mërkurën në mëngjes.

Një gjykatës urdhëroi që ai të mbahej në paraburgim për 30 ditë pasi u akuzua, në mungesë, për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, një vepër kjo sipas nenit 317 të kodit penal të sjelljes që mund të dënohet me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Polak thotë se akuza është një shkelje e qartë e konventës evropiane mbi të drejtat e njeriut që mbron fjalën politike.

Sulmi do të ngrejë pyetje të reja në lidhje me qëllimin e deklaruar të Serbisë për t’u bashkuar me BE dhe do të nxisë frikën për marrëdhëniet e saj me vendet fqinje, përfshirë Kosovën. Ajo vjen mes akuzave se zgjedhjet e fundit ishin manipuluar në favor të SNS-së së presidentit Aleksandar Vuçiç, një akuzë që Vuçiqç e mohon.

Duke pranuar febrilitetin politik të Serbisë, Polak i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të dënojë sulmin ndaj klientit të tij.

“Fjala politike të jetë shumë e mbrojtur. Pa asnjë lejim për fjalë politike ju dëmtoni funksionimin e demokracisë. Mendoj se është një rast shumë i rëndësishëm për të gjithë serbët, pavarësisht nëse pajtohen me gjestin e Sanduloviçit apo jo”, tha ai.

Në një deklaratë të mërkurën, Komisioni Evropian tha se ishte “në kontakt me autoritetet përkatëse dhe palët e interesuara”. Çdo ndalim duhej të justifikohej ligjërisht dhe “çdo pretendim i besueshëm për dhunë duhet të ndiqet në mënyrë efektive nga autoritetet kompetente përkatëse”, shtoi ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit