Transmetuar më 07-01-2024, 11:58

Këtu e gati tre vjet më parë, kishte blerë një biletë lotarie dhe e kishte lënë në sirtar, pa e parë nëse kishte fituar apo jo.

Këto ditë festash, teksa i hyri shtëpisë me themel për ta pastruar, në komodinë pa një biletë të lënë aty dhe telsa do ta flakte, pa se nuk ishin shenjuar numrat fitues.

Kjo ndodhi me një banore të Gjermanisë në Magdeburg, raporton noa.al duke cituar Der Spiegel.

Gruaja kishte luajtur Lotterie Super 6 në 27 shkurt 2021, e vendosi biletën në një sirtar dhe e harroi aty.

Ajo kishte shpenzuar 40 euro duke luajtur të njëjtat gjashtë shifra për katër javë.

"Nuk mund ta besoj. Ndjehesh si të rizbulosh një thesar të harruar”, tha fituesja teksa zbuloi se pushimet janë në listën e saj të gjërave për të bërë pasi mësoi se kishte fituar plot 100.000 euro.

Zyrtarët e lotarisë Lotto-Toto Sachsen-Anhalt raportuan se bileta ishte në gjendje të pacenuar kur e morën.

Fitimet e vitit 2021 në total më shumë se 660,000 dollarë nuk janë tërhequr ende në Saksoni-Anhalt, thanë zyrtarët.

Në atë shtet gjerman, çmimet nga viti 2021 mund të kërkohen deri më 31 dhjetor 2024.

"Kjo ishte shuma e vetme fituese me gjashtë shifra që ishte ende e patërhequr për një kohë kaq të gjatë," shpjegoi drejtori i Lotto-Toto Sachsen-Anhalt Stefan Ebert. /noa.al

Foto: Getty Images/iStockphoto

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit