Transmetuar më 04-01-2024, 23:19

Politikani serb Nikolla Sanduloviq është arrestuar dhe rrahur brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari. Avokati i politikanit Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka treguar ngjarjen në detaje për dhunën dhe linçimin në mediat e kapura nga Vuçiq që i është bërë klientit të tij. Edhe avokati pohon se pas potimeve të bëra ka nisur të marrë kërcënime.

Si rrjedhojë, ai deklaron se Serbisë i duhet një opozitë e re dhe dhuna që u zhvillua ndaj politikanit është vazhdimësi e skenarit të Millosheviq.

“Në Serbi sapo kanë filluar vitet e nëntëdhjeta dhe ministri i atëhershëm i propagandës në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit është presidenti aktual i Serbisë. Dhe i njëjti libër lojërash është përsëri në tavolinën e tij”, shkruan avokati Çedomir Stojkoviq, transmeton Gazeta Express.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit