Transmetuar më 01-01-2024, 22:37

Burri më i vjetër i Italisë, i cili cilësohet si më i vjetri, ka ndërruar jetë në moshën 111-vjeçare. Tripoli Giannini, i quajtur “Tripolino”, vdiq në shtëpinë e tij pranë Livornos, Toscana, në natën e Vitit të Ri. Ai ishte personi i dytë më i vjetër në Evropë, pas francezit Andre Ludwig, i cili është 75 ditë më i vjetër.

Giannini lindi në vitin 1912 dhe jetoi dy luftëra botërore dhe dy pandemi. Gjatë festimeve të tij të 111-vjetorit gushtin e kaluar, ai tha se sekretet e jetëgjatësisë së tij ishin vaktet e lehta- gjithmonë të shoqëruara me verë – pa stres, mos pirja e duhanit dhe trajtimi i çdo dite si dhuratë.

Djali i tij shkroi në Facebook: “Ai mendoi se ishte i pavdekshëm … në vend të kësaj, në orën 9:30 të mëngjesit në San Silvestro (në natën e Vitit të Ri), babai im vdiq. Ai ishte 111 vjeç e 133 ditë – një rekord! Ai do të shkojë te gruaja e tij, nënën time, e cila e ka pritur për mbi 40 vjet”. Giannini ishte ndër njëqindvjeçarët në rritje të Italisë. Sipas shifrave nga Istat, Zyra Kombëtare e Statistikave, në vitin 2023 kishte 22,000 njerëz mbi 100 vjeç – numri më i lartë i regjistruar. Shumica dërrmuese e italianëve që janë mbi 100 janë gra.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit