Transmetuar më 05-12-2023, 10:55

MAQEDONIA E VERIUT- Shkupi në janar të vitit 2024 do të ketë në drejtim e ekzekutivit, një kryeministër shqiptar. Vendimi vjen pas një lufte të gjatë ndëretnike dhe si një marrëveshje politike mes BDI dhe LSDM, ku mendohet që përfaqësuesi do të jetë i BDI.

Nga ana tjetër opozitarët nuk arritën dot të thyejnë pritshmërinë e sondazheve për një qeveri teknike e cila kishte në kryefjalën e saj do kishte një kryeministër shqiptar për Maqedoninë e Veriut.

“Nuk ka konsensus për heqjen e përcaktimit për qeveri teknike, para mbajtjes së zgjedhjeve, megjithatë ka gadishmëri që kjo të hiqet në të ardhmen”.- tha Kryeministri Kovaçevski.

Nga ana tjetër kreu i Këshillit të Ministrave shtoi se opozita e ka hapësirën e përfshirjes për të pasur 6 ministri në drejtim për të vendosur në prespektivë mbështetjen për ndryshimet kushtetuese.

Qeveria teknike do të formohet në 28 Janar ku parashikohet se kryeministrin e ri do ta vendos Ali Ahmeti.

“Çështja e qeverisë teknike u hap në këtë takim, dhe nga ajo që u dëgjua nuk ekziston konsensus që të shlyhet qeveria teknike, edhe pse ne si opozitë e kemi kërkuar një gjë të tillë”- tha kryetar i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në bazë të ligjit zgjedhja e presidentit bëhet me dy raunde, ku duhet të plotësohet kourumi për të kaluar 50 përqind të votave. Sipas Kovaçeskut kjo ishte një marrëveshje me një koalicion të gjerë, duke u mbështetur në rekomandimet e OSBE-ODIHR për financimin e partive dhe çështje të tjera që avancojnë procesin zgjedhor. Nga ana tjetër shqiptarët që dominojnë politikën e Maqedonisë së Veriut kanë lënë dhe episode refuzuese të cilat reflektojnë dhe mos dakordësi. Një rast i shënuar është largimi nga mbledhja e Telat Xhaferrit, i cili braktisi mbledhjen e thirrur nga Kryeministri aktual.

“Çdo vonesë në fillimin e negociatave me BE-në dhe vënia në harresë e këtij procesi dhe anëtarësimit tonë të plotë në BE është një vendim politik jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm”, tha Kovaçevski.