Transmetuar më 02-10-2023, 21:59

ANGLI – Armando Broja ka shënuar golin e parë pas rikthimit te Chelsea-n.

Fulham – Chelsea përballen këtë të hënë për ndeshjen e vlefshme për raundin e shtatët të Premier League.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja rikthehet titullar pas rreth një viti, pas dëmtimit që mori në dhjetor të 2022-shit.

Dhe në minutën e 20-të Armando Broja kalon mbrojtjen e Fulham dhe gjen golin e parë të sezonit me Chelsean.

Broja pritet të mblidhen me Kombëtaren për ndeshjen e 12 tetorit me Çekinë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd