
Antony ishte në gjendje të kthehej në stërvitje me Manchester United në fundjavë, pasi u akuzua për dhunë nga ish e dashura e tij, Gabriela Cavallin. Megjithatë, çështja nuk është zgjidhur përfundimisht. Në fakt, ish e dashura e sulmuesit brazilian ka lëshuar një deklaratë të fortë përmes avokatëve të saj:

“Avokatët e Gabrela Cavallin raportojnë se krimet e kryera nga lojtari janë ende duke u hetuar nga policia e Manchesterit, gjithashtu nga policia braziliane, ndaj besojmë se së shpejti do të dërgohet në gjykatë, ku do të duhet të përballet me provat e palës që e ka akuzuar”.

Deklarata godet klubin e “Old Trafford”, pasi e lejoi brazilianin të rikthehej në stërvitje, pavarësisht se është i përfshirë në një proces gjyqësor: "Ne e dinim që do të krijoheshin situata me qëllimin që ekipi ta kthente në stërvitje”.

Të njëjtat kritika bënë njerëzit edhe në rrjetet sociale, të cilat janë mbushur me komente, pasi morën vesh lajmin për faljen e tij. Ata konsiderojnë se kjo do të krijojë një precedent të pafavorshëm në botën e sportit. Krejt e kundërta me rastin e Dani Alves, i cili mbetet në burg të përkohshëm në pritje të gjykimit.

I pavëmendshëm për të gjitha këto, Antony është rishfaqur këtë fundjavë në “Old Trafford” i shoqëruar nga partnerja e tij aktuale, Rosilene Silva dhe djali që kanë të përbashkët, Lorenzo i vogël. “Është mirë të kthehesh”, – ka shkruar vetë futbollisti në Instagram.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





