Transmetuar më 01-10-2023, 07:31

HOLLANDE – Momente ankthi dhe frike në një ndeshje të kampionatit holandez mes Rkc Walwijk dhe Ajax.

Takimi u ndërpre me rezultatin 2-3 për bardhekuqtë e Amsterdamit pasi Etienne Vaessen, portieri i klubit pritës, mbeti pa ndjenja në tokë pas një përplasjeje shumë të rëndë me Brian Brobbey, lojtarin e Ajax-it.

Menjëherë në stadiumin ‘Mandemakers’ ra një heshtje e tensionuar, ndërsa shokët e Vaessenit bënin gjeste të furishme drejt pankinave për të kërkuar ndihmë mjekësore dhe kur një stjuard vrapoi në një krah të stadiumit për të marrë një defibrilator, të gjithë e kuptuan se ishte serioze.

Disa lojtarë nga RKC Walwijk dhe Ajax u kryqëzuan dhe shokët e skuadrës së Vaessen u shoqëruan në anën tjetër duke qarë, ndërsa silueta e portierit të skuadrës së Walwijk, në tokë, u ‘errësua’ nga stjuardët e tjerë të cilët nxituan ta mbulonin. Komentatori i stadiumit njoftoi se ndeshja ishte pezulluar përkohësisht dhe se ata po përpiqeshin të kuptonin nëse lojtarët ishin në gjendje të vazhdonin të luanin.

Por nuk ishte kështu, dhe njoftimi i mëpasshëm se ndeshja ishte braktisur përgjithmonë shkaktoi duartrokitje të forta dhe brohoritje me shprehjen: "Nuk do të ecësh kurrë vetëm…"

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd