
Në minutën e 89-të, me rezultatin 1-0 në favor të GOAL FC, portieri i Avranchez, Anthony Beuve, priti një penallti për mysafirët, konkretisht nuk u mashtrua nga truku i sulmuesit përballë.
Lojtari i GOAL FC, Respentno, provoi një “Panenka”, por portieri me përvojë thjesht e kapi topin, duke e lënë të turpëruar kundërshtarin.
Pesë minuta më vonë, në kohën shtesë, Beuve u bë heroi absolut i të tijve. Pas krosimit nga goditja e lirë e Fofana, ai u hodh me kokë në zonën kundërshtare dhe shënoi për barazimin 1-1, duke i siguruar kështu një pikë skuadrës së tij.
Portieri me përvojë u shndërrua në një hero, duke e kthyer në një pikë të vlefshme humbjen thuajse të sigurt për skuadrën e tij.
Pas golit, bashkëlojtarët e tij e festuan këtë moment të rëndësishëm në karrierën e gjatë të portierit të përmendur.
Para Avranches, portieri Beuve luajti për Cannes dhe Rodez. Në karrierën e tij profesionale 18-vjeçare, ai ka ndryshuar vetëm tri klube dhe kryesisht ka luajtur në divizionin e tretë në Francë.
Pra, ky ia kaloi edhe “heroizmit” të Provedel disa ditë më parë, kur doli nga porta e Lazios në kohën shtesë dhe me kokë barazoi rezultatin 1-1 ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e parë të grupit të Champions League.
Last night in the French third division, Avranches goalkeeper Anthony Beuve became a herohttps://t.co/6U7xA78Qmr
— COPA90 (@Copa90) September 30, 2023
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





