
Cilët trajnerë janë aktualisht në kërkim të një stoli? Ja disa emra, më kryesorët, pa ekip për sezonin 2023-2024. Mes tyre ka “big” si Antonio Conte dhe Zinedinë Zidane, por jo vetëm. Portali i njohur ndërkombëtar sportiv "Goal.com" ka evidentuar ata që kanë një CV mbresëlënëse dhe është mëkat që nuk i shohim në veprim. Pa ta, futbolli sigurisht që ka diçka mangët…

FABIO CANAVARO
Skuadra e fundit 2022-2023: Benevento
I lidhur vazhdimisht me Italinë, por edhe me ekipet e huaja, Cannavaro është i lirë pas përvojës së vështirë te Benevento. Ish-fituesi i “Topit të Artë” është në kërkim të një ekipi të ri për ta trajnuar.

ANTONIO CONTE
Skuadra e fundit 2022-2023: Tottenham
Pasi u largua nga “Spurs” në fillim të vitit 2023, Conte është trajner i lirë. Kjo ishte përvoja e tij e dytë angleze pas Chelsea. Prej vitesh është folur për një rikthim të mundshëm te Juventusi, pas fitoreve të njëpasnjëshme të titullit kampion me bardhezinjtë.

HANSI FLICK
Skuadra e fundit 2023-2024: Gjermania
Një idhull në Mynih, pasi fitoi gjithçka me Bayernin, Flick nuk pati të njëjtin ndikim në kombëtaren gjermane. Nga mesi i verës 2023 u shkarkua për t’i hapur rrugë Nagelsmann.

MARCELO GALLARDO
Skuadra e fundit 2021-2022: River Plate
Ndër trajnerët më të suksesshëm në Amerikën e Jugut, Gallardo dukej se mund të zbarkonte fillimisht te Napoli dhe më pas në Marseille, por për momentin nuk ka pasur “tym të bardhë” mbi të ardhmen e tij. Ai mbetet i lirë të nënshkruajë me një klub të ri.

CRISTOPHE GALTIER
Skuadra e fundit 2022-2023: PSG
Ashtu si shumë paraardhës, Galtier gjithashtu nuk arriti ta çonte PSG-në drejt fitores në Ligën e Kampionëve. Një trajner i shkëlqyer, në kërkim të shpagimit pas shkarkimit në Paris (pavarësisht se fitoi Ligue 1).

FRANK LAMPARD
Skuadra e fundit 2022-2023: Chelsea
Pasi bëri historinë e futbollit anglez si lojtar, Lampard nuk ka arritur ende të bëhet një trajner i klasit të parë. Ka idetë e tij, pret momentin e duhur për t’i vënë ato në jetë.

JULEN LOPETEGUI
Skuadra e fundit 2022-2023: Wolverhampton
Ndër trajnerët më të mirë spanjollë të gjeneratës së tij, Lopetegui u shkarkua nga klubi britanik pak para se të bënte debutimin e tij në Premier League. Është gati për t’u rikthyer në rrugën e duhur, në një kampionat të madh.

JOACHIM LOW
Skuadra e fundit 202002021: Gjermania
Ai që udhëhoqi Gjermaninë drejt fitores në Kupën e Botës 2014 është i mbërthyer pas viteve të tij si trajner i kombëtares gjermane. Low ka mbetur pa ekip që nga viti 2021, pasi ka qenë fytyra e kombëtares gjermane për 15 vite.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
GRAHAM POTTER
Skuadra e fundit 2022-2023: Chelsea
Chelsea, sezonin e kaluar ishte zhgënjyes me çdo trajner në stol. Potter, i cili mbërriti nga Brighton në përpjekje për të ndryshuar situatën, u shkarkua në prill. Tani do të përpiqet ta dëshmojë me një klub tjetër se ai nuk ishte problemi kryesor.

OLE GUNNARS SOLSKJAER
Skuadra e fundit 2021-2022: Manchester United
I liruar nga “Djajtë e Kuq” në fund të vitit 2021, trajneri norvegjez nuk ka gjetur ende ekip të ri. Thashethemet për kampionatin anglez nuk u realizuan dhe prej gati dy vitesh është trajner i lirë.
.png?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
FATIH TERIM
Skuadra e fundit 2021-2022: Galatasaray
“Perandori” është 69 vjeç, por nuk dëshiron të tërhiqet. Sapo të gjejë një projekt të ri interesant, do të përpiqet ta pasurojë “palmaresin” e tij në Turqi ose jashtë saj.
.png?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
TITE
Skuadra e fundit 2022-2023: Brazili
Trajneri brazilian nuk është më pjesë e kombëtares së njohur të Amerikës së Jugut, e cila do t’i besohet Carlo Ancelottit duke filluar nga viti 2024.

ZINEDIN ZIDANE
Skuadra e fundit 2020-2021: Real Madrid
Pas fitimit të tre Champions League me Real Madridin, trajneri francez ka dy vite pa angazhim tjetër. U fol për Francën dhe Juventusin, si dhe për rikthimin te “Los Blanco”, por në fund asnjëra prej këtyre. Pra, deri tani nuk ka rikthim apo eksperiencë të re për “Zizou”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





