Transmetuar më 30-09-2023, 07:49

Këto janë përvjetorë historikë për Stefano Piolin. Në më pak se një muaj, për shembull, ai do të festojë 58-vjetorin e lindjes (më 20 tetor), ndërsa para kësaj (9 tetor) do të mbushë 4 vite në pankinën e Milanit.

Ndërsa ajo e Cagliarit ishte fitorja e tij e 200-të si trajner në Serie A. Të gjitha gjëra për t’u nënvizuar në kalendar, përveç se Milani është një çështje kolektive më shumë se kurrë për momentin. Kjo do të thotë: një ekip i aftë për t’u ngjitur përsëri në krye të Serie A falë skuadrës së kompletuar dhe rotacioneve të planifikuara mirë. Një rekord grupi, me fjalë të tjera, për të cilin trajneri kuqezi është padyshim krenar.

“Mund të thuhet se jemi mirë dhe se duam të gjejmë vazhdimësi për të qenë konkurrues në Serie A dhe Champions League, – thotë Pioli. – Ne gjithmonë i kemi përjetuar gjërat pozitive dhe negative me një ekuilibër të madh. Derbi ishte thjesht një fillimi i ri, nga ia nisëm përsëri, jo fundi i udhëtimit.

Skuadra e kompletuar? Pikërisht ky fakt duhet të jetë forca e vërtetë e këtij Milani.  Jemi vetëm në fillim të ngjitjes sonë, jam i bindur për cilësinë dhe përkushtimin e lojtarëve të mi. Pas pushimit, megjithatë, një sezon i ri do të fillojë dhe për të qëndruar në krye, siç duam, duhet të jemi të fortë në mendje dhe organizim".

Edhe këtë herë, Milani do të luajë përpara mbi 70 mijë shikuesve në stadium, momenti është i shkëlqyer, rotacioni ka dhënë rezultat. “Djalli” do të përballet nesër me Lazion me këmbë të forta dhe shpirt të bindur. Me një paralajmërim, që e nënvizon Pioli: “Renditja nuk do të thotë asgjë për momentin, rëndësi ka interpretimi dhe qasja ndaj ndeshjeve. Jam i kënaqur me atë që bëri skuadra në këto dy ditë stërvitjeje, pashë gjërat e duhura”.

Pioli nuk ka dyshime. Favoriti për titullin e Serie A në këtë sezon quhet Juventus. Pa angazhime në Kupat e Europës, bardhezinjtë janë plotësisht të fokusuar te kampionati, ndryshe nga të mëdhenjtë e tjerë: "Kush është më i mirë mes Interit dhe Milanit? Në fund të majit do ta dimë se kush ishte më i miri. Janë katër skuadra që do të luftojnë për titullin, me Juventusin favorit, sepse të mos luash në Kupat e Europës të jep më shumë pikë."

Deri tani Inter, Milan dhe Juventus kanë marrë pozicionet më të mira të renditjes, me Atalantën menjëherë pas, dhe Napolin, kampionët në fuqi të Italisë, në ndjekje. Roma po shkon shumë keq deri tani, ndërsa Lazio dalëngadalë po rikuperon pozicionet.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd