Transmetuar më 29-09-2023, 15:01

Francesco Totti festoi të mërkurën ditëlindjen e tij të 47-të, i rrethuar nga njerëzit më të afërt, përfshirë fëmijët dhe partneren e re Noemi Bocchi, të cilët postuan në Instagram disa momente nga festa e organizuar për ish-kapitenin e Romës.

Ende i dashur në të gjithë botën, 6 vite pas lamtumirës së tij me futbollin, Totti ka një popullaritet të jashtëzakonshëm edhe jashtë vendit, i ushqyer nga ndjeshmëria spontane që demonstron në çdo rast, përveç historisë së tij si kampion me topin në këmbë.

Ditët e fundit, kampioni i botës 2006 ishte në Kinë, saktësisht në Wuhan, për një event. Turma e fanasave të tij ishte e jashtëzakonshme, e barabartë me dashurinë e treguar nga tifozët vendas, që e mirëpritën.

Gjithçka u dokumentua nga tri video të publikuara në TikTok nga një ndikuese dhe krijuese shumë e njohur kineze, Liz Liang. Në videon e parë, e reja bën rrëfimin e mbërritjes së fansave të Tottit në arenën ku zhvillohej eventi.

Si fillim ajo tregon se kishte fluturuar më shumë se 1000 kilometra për ta parë “live” idhullin e saj. Tifozët në tribunë brohorasin “Pupone”, të çmendur pas tij. Ka edhe një ngjarje të paplanifikuar, me një të ri që shpërtheu në skenë për ta përqafuar.

"Të dua Francesco", "Një kapiten, ka vetëm një kapiten", "Jam i lumtur që je në Wuhan", u përpoqën t’i thonin Liz në italisht disa fansa të intervistuar teksa largoheshin. Një gjuhë italiane të cilën vetë Liang e ka mësuar mjaft mirë pikërisht në funksion të këtij takimi që ajo e ka pritur një jetë, siç shpjegon vetë në një tjetër video, duke zbuluar pasionin e saj të madh për romanistin: “Emrin e tij e kisha shkruar në të gjithë librat gjatë gjimnazit".

Në fakt është videoja e tretë e ngarkuar në TikTok, ajo që rrit disponueshmërinë e Tottit dhe vërtetësinë e tij të madhe, veti që kanë mbetur të pandryshuara gjatë viteve, pavarësisht sukseseve të tij të shumta sportive, që e kanë bërë ikonë globale. Intervista e Liz është vërtet surreale, duke filluar me gjendjen konfuze të të resë: “Kam 10 vite që studioj italisht për Francesco Tottin, por kur flas me të nuk kuptoj më asgjë”.

Dialogu është një provë e vogël për kapitenin, duke nisur me pyetjen se cili është kryeqyteti i Kinës, pyetje së cilës Totti i përgjigjet me një “Oncomcons” të pakuptueshme, ndoshta duke nënkuptuar Hong Kongun.

Më pas kalojmë në qytetin e tij të preferuar kinez dhe këtu Francesco përgjigjet Wuhan, në nderim të mikpritësve të tij. Përgjigja është e paqartë kur ajo i kërkon të përmendë tri pjata kineze (duken si fjalë të rastësishme), deri në atë pikë sa Liz pyet veten: Si ka mundësi që Totti nuk ditka asnjë".

Totti tregohet i sinqertë si gjithmonë kur thotë se nuk njeh asnjë futbollist kinez, ndërsa intervista vijon mes të qeshurave të Liang (“Nuk po kuptoj gjë, vërtet, djema më ndihmoni”), deri në përfundimin e denjë. “A mendon se situata është në rregull?”, – e pyet influencuesja. Totti ngre supet dhe qesh, si për të thënë: "Ku e di unë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd