Transmetuar më 29-09-2023, 09:56

Pas deklaratave të publikuara dje dhe të raportuara në njoftimin për shtyp të Milanit, Paolo Scaroni është rikthyer për të folur mbi stadiumin e ri.

Presidenti i klubit kuqezi në fakt ka publikuar një postim në profilin e tij në Instagram, ku pretendon se synimi i klubit është t’iu dhurojë tifozëve kuqezinj stadiumin më të mirë në botë:

“Një stadium i ri 70 mijë vendesh, i vendosur në një sipërfaqe prej 235 mijë metrash katrorë gjelbërim të shfrytëzueshëm dhe plot shërbime inovative, për t’iu dhënë tifozëve tanë stadiumin më të mirë në botë”.

?❤️? Projekti 1 miliard euro i stadiumit të Milanit (2028)

? – 70.000 vende

? – Thellësia e shkallëve nga 800 mm – 1200 mm (700 mm – 800 mm aktualisht në San Siro)

? – Stola më të gjerë me mbështetëse (480mm – 600mm)

? – Restorante me një gamë të gjerë ushqimesh dhe pijesh, me banjo në të gjithë sektorët

? – Akses për personat me aftësi të kufizuara në të gjithë stadiumin, zona të veçanta për familjet

? – Tifozët pranë fushës për të dhënë mbështetjen maksimale për ekipin dhe për të rritur presionin te kundërshtari

? – Kaseta LED dhe ekrane gjigante, atmosferë elektrizuese

? – Pamje panoramike drejt Piazza dhe qytetit të Milanos

? – Vend argëtues para dhe pas ndeshjes, aktiv gjatë gjithë vitit për të pritur tifozët dhe turistët

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd