Transmetuar më 28-09-2023, 10:59

Zinedine Zidane është një nga trajnerët më të kërkuar këto ditë. Ish-lojtari i Juventusit u largua nga Real Madridi në vitin 2021 dhe nga ai moment mbeti gjithmonë një trajner i lirë, duke pritur ofertën e duhur.

Ish-mesfushori është kontaktuar muajt e fundit nga disa emra të mëdhenj të futbollit evropian si PSG, Manchester United, Bayern Munich dhe gjithashtu kombëtarja gjermane.

Në fakt, "Zizou" priste lajme nga Franca, ku ish-trajneri i Merengues po monitoronte situatën e Didier Deschampes, i cili pritej të largohej nga kombëtarja pas humbjes në finalen e Botërorit ndaj Argjentinës.

Megjithatë, zgjatja e kontratës ka prishur planet e Zidane, që duhet të presë të paktën deri në verën e vitit 2024, kur do të luhet Kampionati Evropian, kompeticion i cili mund të korrespondojë me lamtumirën e Deschampes në rast të një rezultati negativ.

Ndërkohë, francezi mund t’i drejtohet një klubi në rast të një thirrjeje siç është Real Madrid, i cili e ka vënë në pikëpyetje Carlo Ancelottin pas disfatës në derbin ndaj Atletico Madridit. Kontrata e trajnerit nga Reggiolo do të skadojë qershorin e ardhshëm, kur është caktuar të transferohet në stolin e kombvëtares së Brazilit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd