
Francesco Totti mbushi dje 47 vjeç. Në ditëlindjen e tij, ish-kapiteni i Romës mori mesazhe të shumta urimesh dhe gjithashtu një dhuratë të veçantë nga djali i tij Cristian. Padyshim që nuk mund të mungonte një dedikim nga e dashura e tij aktuale Noemi Bocchi.
Noemi ka publikuar një "selfie" me Tottin në Instagram, shoqëruar me statusin “Auguri Vita”, duke bashkangjitur edhe këngën “A te” të Jovanotti. Një dedikim i ëmbël dhe emocionues për ish-kapiteninverdhekuq, në ditëlindjen e tij të 47-të.
Mes urimeve nuk mungoi edhe një “dhuratë speciale” nga djali i tij Cristian, i cili doli në qendër të “skenës” ditën kushtuar babait të tij. Cristian Totti në fakt ka shënuar golin e tij të parë zyrtar me fanellën e Frosinone (Primavera). Goli u realizua gjatë raundit të 32-të të Kupës së Italisë (për të rinjtë), kundër Crotone.
Djali i ish-kapitenit të Romës hyri në lojë në minutën e 80-të dhe vetëm katër minuta më vonë, me një diagonale të saktë, firmosi rezultatin përfundimtar 6- 0 për të tijtë. Një dhuratë e veçantë për 47-vjetorin e lindjes së Tottit. Futbollisti i ri, i lindur më 2005, po ndjek gjurmët e babait në futboll, edhe pse për t’u bërë si ai duhet shumë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





