
Futbollisti Sergio Ramos dhe prezantuesja Pilar Rubio kanë pësuar një grabitje në shtëpinë e tyre në Seville më 20 shtator. Çifti nuk ishte në shtëpi, në fermën La Alegría (Bollullos de la Mitación), por katër fëmijët e tyre, nga tre deri në tetë vjeç, të shoqëruar nga dy kujdestarët e tyre. Asnjë prej tyre nuk u dëmtua.
Çështja po hetohet nga efektivët e Policisë Gjyqësore të Gardës Civile, pa u zbardhur ende numri i sulmuesve apo arrestimi i tyre. Hajdutët plaçkitën shtëpinë dhe morën sende të çmuara, duke filluar nga orët luksoze dhe bizhuteritë deri te veshjet e stilistëve të njohur, si dhe para të gatshme që gjetën në shtëpi.
Sipas “ABC Sevilla”, grabitja ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Sevilla dhe ekipit francez Lens (1-1) në Champions League, të zhvilluar në stadiumin “Sánchez Pizjuán”. Sergio Ramos ishte në skuadër dhe luajti të gjitha 90 minutat e lojës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





