Transmetuar më 26-09-2023, 10:16

Galatasaray fitoi ndaj Stambollit Basaksehir në javën e radhës të Superligës turke dhe sërish Mauro Icardi vendosi nënshkrimin e tij në ndeshje. Argjentinasi në fakt shënoi golin e momentit 2-0, teksa ndeshja përfundoi 2-1 për të tijtë.

Pas një fitoreje të rëndësishme, sulmuesi argjentinas e meritoi të pushonte në shoqërinë e gjysmës së tij më të mire, Wanda Nara. Në fakt, showgirl ka postuar disa histori në të cilat shihet sesi çifti po e shijon në maksimum mbrëmjen: një pishinë e bukur në sfond, zjarri i ngrohtë i ndezur, përpara të cilit mund të bisedojnë.

Më pas ishte xhirimi i nxehtë që çmendi rrjetet sociale. Madje, Wanda është shfaqur në shtrat e veshur me një set të brendshmesh prej dantelle mjaft provokuese, siç është edhe stili i saj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd